Please enter at least 3 characters.

Mediat britanike raportojnë për krizë në martesën e Victoria dhe David Beckham

2018/10/VictoriaDavidBeckham.jpg
279:"WINDSOR, UNITED KINGDOM - MAY 19: David and Victoria Beckham followed by Johnny Wilkinson (L) arrive at St George's Chapel at Windsor Castle before the wedding of Prince Harry to Meghan Markle on May 19, 2018 in Windsor, England. (Photo by Chris Radburn - WPA Pool/Getty Images)
12:"Getty Images

Kreatorja e modës, Victoria Beckham, nuk është dukur aspak e gëzuar gjatë pushimeve familjare në Manly të Australisë - raporton The Sun.

Derisa djali Cruz dhe vajza Harper kanë luajtur në plazh me dadon e tyre, dizajnerja është dukur e humbur.

Gjatë një prononcimi për media, burri i saj, David Beckham, kishte deklaruar se martesa me të nganjëherë është shumë e vështirë.

Ky pohim i ish-futbollistit të njohur e ka shqetësuar shumë gruan e tij, saqë mediat britanike raportojnë se martesë e tyre është në krize.

Madje ishte thënë se Victoia kishte qarë për dy ditë pas asaj deklarate të burrit të saj.

Gjatë pushimeve me fëmijët e saj, siç transmeton The Sun, ish-këngëtarja ka qëndruar ulur e painteresuar dhe i ka shikuar fëmijët duke u larë, ndërsa nuk është zhveshur për ta shijuar plazhin.

David nuk ka mundur t'i bashkëngjitet familjes në pushime për shkak të angazhimit të tij me lojërat Invictus. /Telegrafi/