Please enter at least 3 characters.

"Mean Girls" kthehet në formë të një mjuzikli të adaptuar

2020/01/meangirls.jpg

Filmi "Mean Girls" ua kishte fituar zemrat shikuesve para 16 vitesh, ndërsa tash po rikthehet në ekran në formë të mjuziklit.

Ngjarja përcjell Cady Heron, tinejxherja, e cila gjatë gjithë jetës është shkolluar në shtëpinë e saj në Afrikë.

Pasi zhvendoset në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për herë të parë regjistrohet në një shkollë të zakonshme qyteti.

Atje takohet me lloj-lloj njerëzish, ndërsa duke i njohur ata zbulon gjëra të reja për veten dhe e gjen vendin e saj në shoqëri.

Paramount Pictures qëndron prapa këtij filmi, ndërsa muzikën e kanë shkruar Jeff Richmond dhe Neil Benjamin. Producentë të filmit janë Lorne Michaels e Tina Fey. /Telegrafi/