Please enter at least 3 characters.

Me veshje të hapur dhe provokuese, Marina pozon me shumë stil pranë Getit në Dubai

2020/01/marina_vjollca_82084081_2476449342615147_208696530358352233_n-e1578520091689.jpg

Çifti Getoar Selimi dhe Marina Vjollca kanë zgjedhur Dubain si destinacionin e tyre për pushime këtë fillim-vit.

Bashkë me ta ndodhen edhe çifti tjetër, motra e Marinës, Luana Vjollca bashkë me të dashurin e saj, Krenar Çoçaj.

Marina dhe Geti kanë ndarë me ndjekësit e tyre disa imazhe atraktive në rrjetet sociale, duke treguar çastet e këndshme që po kalojnë atje.

Së fundmi, ka qenë Marina ajo e cila ka publikuar një fotografi me Getin në rrjetin social Instagram, teksa shfaqej mjaft provokuese e veshur me një fustan me prerje të shumta.

Ndërkohë, të dy kishin vënë nga një kapele në kokë, në të cilat shkruhej “Urime Viti i Ri”.

Pëlqimet dhe komentet nga ana e fansave nuk kanë munguar, shumë prej të cilëve i kanë komplimentuar dyshen për harmoninë e tyre në çift. /Telegrafi/