Please enter at least 3 characters.

Me një vrapim elektrizues ndaj Brightonit, tifozët e Chelseat shpresojnë që Mudryk ta 'terrorizojë' edhe Real Madridin

2023/04/mduryk.png

Chelsea është duke kaluar një nga sezonet më të këqija në histori të tyre, me humbjen e së shtunës në Ligën Premier ndaj Brighton vetëm duke shtuar vështirësitë e tyre.

Por, një dritë që u duk në fund të tunelit, ishte performanca e Mykhailo Mudryk, teksa 22-vjeçari tregoi ritmin e tij të rrufeshëm dhe aftësinë e driblimit kundër Joel Veltman.

Megjithatë, kjo ishte një dritë shumë e vogël në fund të një tuneli shumë të gjatë, pasi vizitorët dominuan plotësisht skuadrën e Frank Lampard.

Mikpritësit kaluan në epërsi falë një goditjeje të devijuar nga Conor Gallagher, por një goditje me kokë nga Danny Welbeck dhe një goditje e bujshme nga i riu Julio Enciso e vendosën Brightonin përpara.

Nuk ishte më pak se sa meritonte skuadra e Roberto De Zerbit, me Pulëbardhat që patën 26 goditje në krahasim me tetë të Chelseat.

Por, një arsye që fansat të jenë optimistë për të ardhmen erdhi nga nënshkrimi i janarit, Mudryk.

Pas një paraqitje mbresëlënëse kundër Liverpoolit në debutimin e tij, ukrainasi ka treguar pamje cilësore, duke përfshirë ditën e djeshme kur një vrapim i shpejtë u pëlqeu tifozëve Blu.

Mund të jetë vetëm një moment brenda asaj që në përgjithësi ishte një lojë e dobët për blutë, por Mudryk mund të terrorizojë mbrojtjen dhe të jetë një lojtar kyç sezonin e ardhshëm.

Chelsea është duke shpresuar që të bëjë mrekulli dhe të përmbysë epërsinë e Real Madridit prej dy golash të martën e javës së ardhshme në Ligën e Kampionëve, duke u mbështetur me gjasë te ukrainasi – për të tentuar kalimin në gjysmëfinale. /Telegrafi/

https://twitter.com/FootyLover3/status/1647559233615933440?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1647559233615933440%7Ctwgr%5Eb4b06b05764b616afa56056f33d1d5e7b71153c1%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.givemesport.com%2Fchelseas-mykhailo-mudryk-shows-terrifying-pace-vs-joel-veltman-and-brighton%2F