ME DY FJALË
22/08/2019
Poezi nga: Meira DelmarPërktheu: Maksim Rakipaj
Ti vjen kur thuajse
të kam harruar,
kur më duket se krejt je larguar
prej jetës sime.
Vjen beftas,
si ato stuhitë që sajon
era në qiell të kthjellët.
Pastaj shiu
merr me vete zhelet e tua
dhe dalngadalë gjurmët t’i shuan.


