")
Please enter at least 3 characters.

Me buxhet 55 milionë euro, Milani po e 'trondit' Serien A

2016/10/milan-1-1.jpg

Prej vitesh skuadra e Milanit nuk është e fuqishme në afatin kalimtar në Itali, përkundrazi, shpesh kuqezinjtë janë kritikuar për një politikë me pak harxhime.

Madje Galliani dhe drejtuesit e tjerë të klubit janë akuzuar për përforcime të panevojshme ose të gabuara.

Por diçka e tillë është e kushtëzuar nga fakti që financat nuk janë ato të kohërave të arta, dhe Milani ka mësuar të menaxhojë aq sa kë në dispozicion.

Vicenzo Montella duket se ka gjetur çelësin e duhur për të vënë në shërbim talentet e rinj që Milani ja ka dalë të mbledhë duke shpenzuar fare pak.

Sipas një studimi të Gazzetta Dello Sport, Milanit i janë dashur vetëm 45 milionë euro dhe tani ndodhet në vendin e dytë bashkë me Romën.

E ndërkohë që politika e blerjeve me kosto zero nuk duket më një dështim, Milani mund të përfitojë një shumë të konsiderueshme nga Alessio Romagnoli i cili pëlqehet shumë nga Antonio Conte.

Siç bëjnë të ditur Chelsea është gati të hidhet në sulm për mbrojtësin e kuqezinjve me një ofertë prej 55 milionë eurosh.

Romagnoli është një lojtar shumë i pëlqyer për Conten që tanimë është dorëzuar në misionin për t’i rrëmbyer Bonuccin, Juventusit.

Mes Chelseat dhe Milan, mbetet i hapur edhe diskutimi në lidhje me Cesc Fabregas dhe Romagnoli mund të jetë një hap vendimtar për të arritur te futbollisti spanjoll.