Me 21 vite përvojë në hetime dhe siguri, Agim Rexhepi kandidon për asamblenë në Mitrovicë
Kandidati për asamble komunale në Mitrovicë, Agim Rexhepi nga Lista Guxo i cili mban numrin 10 ka një përvojë të gjerë në fushën e sigurisë, hetimeve dhe arsimit.
Ai ka paraqitur një profil profesional të spikatur.
Ai është Inxhinier i Diplomuar i Teknologjisë, si dhe specialist i Shkencave të Kriminalistikës, Kriminologjisë dhe Sigurisë. Gjithashtu, mban titullin Magjistër i Shkencave të Kriminalistikës (Mr.sci) dhe është instruktor-ligjërues në Akademinë për Siguri Publike në Vushtrri, ku ka kontribuar në edukimin dhe trajnimin e gjeneratave të reja në fushën e sigurisë.
Rexhepi ka ndjekur afër 50 kurse profesionale nga fusha e hetimeve, duke u profilizuar më tej në luftimin e krimit ekonomik.
Ai ka shërbyer për 21 vjet në Policinë e Kosovës si Hetues i Krimeve Ekonomike, ndërsa që nga viti 2016 ka vepruar si hetues në pjesën veriore të Mitrovicës.
Para angazhimit në polici, Rexhepi ka punuar për katër vite si mësimdhënës dhe shef i Tertoreve në KEK.
Tani, ai garon për një ulëse në Asamblenë Komunale të Mitrovicës me partinë Guxo, me synimin për të sjellë përvojën e tij të pasur në shërbim të qytetarëve, forcimit të institucioneve lokale dhe zhvillimit të mirëqeverisjes. /Telegrafi/


