McKennie kalon te Leeds, huazim me të drejtë të blerje
30/01/2023
Weston McKennie është larguar nga Juventusi pas një viti e gjysmë të kaluara në Allianz Stadium.
Mesfushori amerikan karrierën do ta vazhdoj në Angli te Leeds United që më në fund ka arritur marrëveshje me Zonjën e Vjetër.
24-vjeçari do të shkoj te Leeds si huazim me klubin anglez që do të paguaj 1,2 milionë euro.
Ndërkohë skuadra angleze ka të drejtën e blerjes së amerikanit në verë për një tarifë prej 33 milionë euro.
Janë disa klauzola që blerja e McKennies bëhet e obligueshme, por deri më tani nuk janë bërë të ditura
. Për momentin amerikani ndodhet në Angli dhe zyrtarizimi do të vije pas disa orëve. /Telegrafi/


