Please enter at least 3 characters.

Mbytet në depozitën e ujit 16-vjeçari në Kamzë

2023/07/ambulanca-naten-2.jpg

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në Çekrezë të Kamzës.

Policia njofton se një 16-vjeçar dyshohet se është vetëmbytur në një depozitë uji.

Grupi hetimor ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

“Më datë 15.07.2023, rreth orës 21:20, në Çekrezë, dyshohet se është vetëmbytur në një depozitë uji, një i mitur 16 vjeç.Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë. /Telegrafi/