Please enter at least 3 characters.

Mbyllet trafiku në rrugën Udovë - Vallandovë, mjegull në disa akse tjera rrugore

2022/12/mjegull-780x470-1-1.jpg
LAMM: Komunikacioni zhvillohet pa probleme, në disa akse rrugore ka dukshmëri të ulët shkaku i mjegullës
Komunikacioni në Maqedoni, mjegull në disa në rrugë

Në rrugën Udovë - Vallandovë këtë mëngjes nga ora 05:25 është vendosur ndalim trafiku për shkak të daljes nga shtrati të lumit Kalkovska. Trafiku po devijohet në rrugën Marvinci - Vallandovë.

Sipas informacionit nga Lidhja Auto-moto e Maqedonisë, në qafat malore Pletvar, Gjavato dhe Presekë ka mjegull, e cila ka ulur dukshmërinë në 100 metra.

Në rrugët e tjera në të gjithë vendin, trafiku po zhvillohet në kushte dimërore me mbetje të borës në disa vende më të larta, prandaj rekomandohet drejtim i kujdesshëm.

Nga LAMM thonë se në pikat kufitare në anën e RMV-së, nuk ka vonesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.