Mbyllet rruga Lumishtë–Drenoc në Malishevë për shkak të asfaltimit
Komuna e Malishevës ka njoftuar se të shtunën, më 1 gusht 2026, do të ketë mbyllje të përkohshme të qarkullimit në segmentin rrugor Lumishtë–Drenoc, pjesë e rrugës Kijevë–Malishevë, për shkak të punimeve të asfaltimit.
Sipas njoftimit, qarkullimi do të ndërpritet nga ora 07:30 deri në orën 11:00.
Komuna u ka bërë thirrje të gjithë pjesëmarrësve në trafik që gjatë kësaj periudhe të shfrytëzojnë rrugët alternative dhe të respektojnë sinjalizimin e vendosur në terren.
Autoritetet komunale kanë kërkuar mirëkuptimin e qytetarëve, duke theksuar se kjo masë e përkohshme po zbatohet në kuadër të punimeve për përmirësimin e infrastrukturës rrugore.
Komuna e Malishevës ka apeluar që qytetarët të planifikojnë lëvizjet e tyre në përputhje me orarin e mbylljes, me qëllim shmangien e vonesave dhe lehtësimin e zhvillimit të punimeve. /Telegrafi/


