Mbyllet pjesa e parë në derbin mes United dhe Cityt
Ka përfunduar pjesa e parë mes Manchester United dhe Manchester City, me derbin që po luhet në kuadër të javës së 20-të në Ligën Premier.
Ndeshja në “Old Trafford” filloi me kujdes të shtuar, duke ditur për potencialin që posedojnë njëra-tjetra.
Me kalimin e minutave, dy skuadrat tentuan të gjejnë hapësira në fazën defanzive kundërshtare, mirëpo shansi i parë serioz u krijua në minutën e 34-të.
Marcus Rashford gjendej në zonë të Manchester Cityt, por goditja që lëshoi u bllokua nga mbrojtja e Djajve të Kuq.
City e dominoi këtë pjesë të parë me dominim të topit, por goditjet e tyre në kuadratin e portës munguan.
Në anën tjetër, United kishte dy gjuajte në portë, por që u mungoi konkretizimi dhe fati.
45 minutat e dytë padyshim se do të jenë edhe më të zjarrtë me dy ekipet që do të synojnë fitoren. /Telegrafi/


