Mbyllet dita 40 e tubimit para Kryeministrisë, thirrje për rrëzimin e qeverisë: Të shtunën protestë kombëtare
09/07/2026
Prej 40 ditësh, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, protestuesit kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe gjithë klasës politike.
Në protestën e 40, në shënjestër ishte dhe kreu i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, lidhur me review-t negative të bëra në masë në bizneset shqiptare, ku u identifikuan nga policia mbi 10 mijë llogari në rrjetet sociale.
Nga podiumi u denoncua edhe Policia e Kamzës, që sipas organizatorëve, ka ndaluar disa protestues.
Protestuesit theksuan se nuk do të largohen nga sheshi pa dorëheqjen e politikanëve, ndërsa njoftuan protestë kombëtare të shtunën.
Edhe protesta e 40 u mbyll me marshimin në rrugët kryesore të kryeqytetit. Thirrjet për dorëheqje shoqëruan protestuesit gjatë marshimit deri rreth mesnatës.


