Please enter at least 3 characters.

Mbrohet Neymar: Nuk po simuloj, ndjej dhimbje shkaku ndërhyrjeve të ashpra

2018/07/neymar2-759.jpg
203:"Soccer Football - World Cup - Group E - Brazil vs Switzerland - Rostov Arena, Rostov-on-Don, Russia - June 17, 2018 Switzerland's Valon Behrami in action with Brazil's Neymar REUTERS/Jason Cairnduff
7:"REUTERS

Neymar është vënë në qendër të kritikave të analistëve dhe trajnerëve të futbollit.

Braziliani po akuzohet se po e tepron me simulimet në ndeshjet e botërorit edhe në rastet kur po ka ndërhyrje të vogla.

Brazilianit i kishte ndodhur në ndeshjen me Zvicrën, kur në disa raste në dyluftime me Valon Behramin, ankohej për ndërhyrje të rënda.

E njëjta gjë ndodhi edhe në takimin e fundit me Meksikën, e cila gjë ka shkaktuar zemërimin e shumëkujt, të cilët e cilësuan si aktor i përkryer për Hollywood.

Por, të gjitha këto i ka hedhur poshtë protagonisti duke thënë se nuk po aktron aspak dhe se po ndien me të vërtetë dhimbje.

lexo po astu

"Shumë e thjeshtë, ndiej dhimbje. Nuk simuloj", ka thënë 26-vjeçari duke shtuar se "Është e komplikuar, nuk është diçka që mund ta kontrolloj".

Ndryshe, Brazili në çerekfinale do të takohet me Belgjikën gjatë ditës së premte (6 korrik). /Telegrafi/