Please enter at least 3 characters.

Mbretëria e Bashkuar, SHBA dhe Australia nisin një pakt “për t’iu kundërvënë Kinës” – reagon kjo e fundit, Franca e quan ‘thikë pas shpine’

2021/09/AmbushNuclearSub.jpg
1375:"Pictured is HMS Ambush returning to HMNB Clyde in Scotland. Ambush, second of the nuclear powered Astute Class attack submarines, was named in Barrow on 16 December 2010 and launched on 5 January 2011. The seven Astute Class boats planned for introduction to the Royal Navy are the most advanced and powerful attack submarines Britain has ever sent to sea. Featuring the latest nuclear-powered technology, the vessels will never need to be refuelled and are capable of circumnavigating the world submerged, manufacturing the crew’s oxygen from seawater as she goes. The Astute Class are also quieter than any of her predecessors and have the ability to operate covertly and remain undetected, despite being fifty percent larger in size than the Royal Navy’s current Trafalgar Class submarines. ------------------------------------------------------- © Crown Copyright 2013 Photographer: CPOA(Phot) Thomas McDonald Image 45155868.jpg from www.defenceimages.mod.uk This image is available for high resolution download at www.defenceimagery.mod.uk subject to the terms and conditions of the Open Government License at www.nationalarchives.gov.uk/doc/open-government-licence/. Search for image number 45155868.jpg For latest news visit www.gov.uk/government/organisations/ministry-of-defence Follow us: www.facebook.com/defenceimages www.twitter.com/defenceimages
15:"Crown Copyright

Mbretëria e Bashkuar, SHBA dhe Australia kanë shpallur një pakt historik të sigurisë në Azi-Paqësor, në atë që shihet si një përpjekje për të “kundërshtuar” Kinën.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, ky pak do të lejojë Australinë të ndërtojë nëndetëse me energji bërthamore për herë të parë, duke përdorur teknologjinë e ofruar nga SHBA.

Pakti Aukus, i cili gjithashtu do të mbulojë AI dhe teknologji të tjera, është një nga partneritetet më të mëdha të mbrojtjes të vendeve në dekada, thonë analistët.

Dhe menjëherë ka ardhur reagim i Kinës, e cila e ka dënuar marrëveshjen si "jashtëzakonisht të papërgjegjshme".

Zëdhënësi i ministrisë së jashtme Zhao Lijian tha se ajo "minon seriozisht paqen dhe stabilitetin rajonal dhe intensifikon garën e armatimit".

Ambasada e Kinës në Uashington akuzoi vendet për një "mentalitet të Luftës së Ftohtë dhe paragjykime ideologjike".

Por pakti krijoi gjithashtu një grindje me Francën, e cila tani ka humbur një marrëveshje me Australinë për të ndërtuar 12 nëndetëse.

"Është me të vërtetë një thikë pas shpine", citohet të ketë thënë ministri i Jashtëm i Francës, Jean-Yves Le Drian për radion France Info.

Partneriteti i ri u njoftua në një konferencë të përbashkët virtuale për shtyp midis presidentit amerikan Joe Biden, kryeministrit britanik Boris Johnson dhe homologut të tij australian Scott Morrison të mërkurën.

Dhe ndërsa Kina nuk u përmend drejtpërdrejt, të tre udhëheqësit iu referuan në mënyrë të përsëritur shqetësimeve të sigurisë rajonale të cilat ata thanë se ishin "rritur ndjeshëm".

Duke folur për BBC, Sekretari i Mbrojtjes në Mbretërinë e Bashkuar, Ben Wallace, tha se Kina "po ndërmerrte një nga shpenzimet më të mëdha ushtarake në histori". /Telegrafi/