Please enter at least 3 characters.

"Mbretër pa kurorë", kënga më e re nga Alban Skënderaj

2022/12/Screenshot_12-12.png

Kantautori dhe këngëtari nga Shqipëria, Alban Skënderaj, ka publikuar një tjetër këngë të re.

Bëhet fjalë për projektin e titulluar “Mbretër pa kurorë”, që po ashtu e ka shoqëruar me një video.

Teksti dhe muzika është bërë nga vet artisti me producim të Lorenc Aliajt.

Alban Skënderaj (Foto: YouTube)

Kjo vjen tri ditë pas “Festoj”, të cilën e solli të kompletuar edhe me videoklip.

Këto duket se janë prurjet e fundit të Skënderajt për të përmbyllur këtë vit të suksesshëm.

Ai vazhdon të jetë një prej artistëve të preferuar të publikut meqenëse i ka qëndruar besnik stili të tij muzikor që nga fillimi i karrierës.

Krahas kësaj, Albani është gjithashtu shumë i angazhuar edhe me mbrëmje e koncerte. /Telegrafi/