Please enter at least 3 characters.

Mbi 20 liderë të huaj do të marrin pjesë në ceremoninë mortore të Fidel Kastros

2016/11/fc.jpg
15:"ADALBERTO ROQUE

Së paku 25 liderë të huaj do të marrin pjesë në ceremoninë mortore të liderit kubanez, Fidel Kastro, kumtoi dje Ministria kubaneze e Punëve të Jashtme.

Ceremonia mortore do të mbahet më 4 dhjetor.

Ndërkohë, Shtëpia e Bardhë kumtoi se presidenti amerikan Barak Obama nuk do të shkojë në Kubë për varrimin e Kastros.

“Nënpresidenti Xhozef Bajdën gjithashtu nuk do të marrë pjesë", deklaroi zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Xhosh Ernest.

Pallati i Eliseut gjithashtu kumtoi se presidenti francez, Fransoa Hollande nuk do të marrë pjesë në varrim.

Franca do të prezantohet nga i dërguari i posaçëm i presidentit francez për Amerikën Latine, Zhan Pjer Bell, si dhe nga ministrja e Mjedisit Jetësor dhe Energjetikës, Segolen Rojal.