Please enter at least 3 characters.

Mbeturinat mbulojnë lagjen Kalabria - qytetarët të ndjehen të rrezikuar për shëndetin

Qytetarë të lagjes Kalabria në Prishtinë kanë dërguar në adresë të Telegrafit pamje që dëshmojnë grumbullin e madh të mbeturinave në hapësira publike, duke shprehur shqetësim të madh për mungesën e pastërtisë dhe rrezikun e mundshëm për shëndetin publik.

Në fotografitë e siguruara, shihet një sasi e konsiderueshme e mbeturinave të hedhura pranë ndërtesave banesore, që sipas qytetarëve nuk janë pastruar prej ditësh.

Ata kritikojnë autoritetet komunale dhe kompaninë përgjegjëse për menaxhimin e mbeturinave, duke kërkuar ndërhyrje urgjente.

Qytetarët kanë kërkuar përgjegjësi tek Kompania “Pastrimi” dhe Komuna e Prishtinës, duke kërkuar ndërhyrje urgjente dhe zgjidhje të qëndrueshme për problemet me pastërtinë në qytet. /Telegrafi/