Please enter at least 3 characters.

Maxi Lopez: Nuk kam kontakte me Icardin

2018/11/Maxi-López-Icardi-e1542117877827.jpg
266:"GENOA, ITALY - APRIL 13: (L-R) Mauro Icardi of FC Internazionale and Maxi Lopez of UC Sampdoria during the Serie A match UC Sampdoria and FC Internazionale Milano at Stadio Luigi Ferraris on April 13, 2014 in Genoa, Italy. (Photo by Pier Marco Tacca/Getty Images)
12:"Getty Images

Maxi Lopez edhe një herë i është kthyer temës Mauro Icardi-Wanda Nara.

Veterani i Vasco de Gamas ka thënë se nuk ka ndonjë kontakt me kapitenin e Interit.

"Nuk kam marrëdhënie me Icardin. Ai është burri i ish-gruas sime", ka thënë Lopez për Globoesporte.

"Jam vetëm i lidhur me fëmijët e mi dhe nënën e tyre kur ajo vendos të qëndrojë e qetë. Gjërat kanë qenë mirë me atë në vitet e fundit".

"Gjithmonë jam përpjekur të kem kontakte të mira me atë, por shpesh herë është vështirë. E them gjithmonë problemet e prindërve nuk janë për fëmijët".

(Foto: Tullio M. Puglia/Getty Images/Guliver)

"Fëmijët duhet të qëndrojnë jashtë kësaj, ndoshta edhe ajo do ta kuptojë një ditë", ka shtuar Lopeez.

Maxi konsideron se është tradhtuar nga Icardi, kështu shpesh herë kur janë takuar në fushën e lojës nuk ia ka zgjatur dorën sulmuesit zikaltër. /Telegrafi/