Please enter at least 3 characters.

Maurizio Sarri dëshiron të jetë në stol ndaj Napolit

2019/08/GettyImages-1163970012.jpg
263:"NANJING, CHINA - JULY 24: Maurizio Sarri head coach of Juventus reacts during the International Champions Cup match between Juventus and FC Internazionale at the Nanjing Olympic Center Stadium on July 24, 2019 in Nanjing, China. (Photo by Yifan Ding/Getty Images)
12:"Getty Images

Maurizio Sarri nuk heq dorë dhe shpreson të jetë gati që të qëndrojë në stol kundër Napolit në ndeshjen e parë të sezonit në shtëpi.

Sipas Il Mattino, trajneri toskan po shpreson t;i bindë mjekët të cilët do ta kenë fjalën e fundit.

Siç është raportuar javën e kaluar, do të ketë teste të reja mjekësore në ditët e ardhshme për ta para situatën.

Sarri me stafin e tij . (Photo by Emilio Andreoli/Getty Images)

Juventusi tashmë e ka konfirmuar se Sarri do t’i humbasë dy ndeshjet e para, por trajneri dëshiron të jetë në stol.

Trajneri ka vazhduar ta drejtojë ekipin nga distanca falë ndihmës së kolegëve të tij dhe pamjeve nga droni, që në dispozicion të tyre.

Sarri kërkon të jetë në stol ndaj Napolit . (Photo by Fred Lee/Getty Images)

Në çdo rast, ai është i etur për t'u rikthyer në punë nga afër.

Bianconerët arritën të marrin një fitore në ndeshjen e parë të Serie A, duke mposhtur Parma me një gol të Gioergio Chiellinit. /Telegrafi/