Please enter at least 3 characters.

"Materiale me përmbajtje të shfrytëzimit dhe keqpërdorimit seksual të fëmijëve’’, ndalohen dy persona në Prishtinë

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm kanë njoftuar se me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar dy persona në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale ‘’Materialet me përmbajtje të shfrytëzimit dhe keqpërdorimit seksual të fëmijëve’’.

Sipas një njoftimi për media thuhet se si rrjedhojë e veprimeve të ndërmarra nga Prokurori i Shtetit, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, përkatësisht Drejtorinë për Hetimin e Krimeve Kibernetike në Prishtinë, është bërë i mundur identifikimi dhe arrestimi i të dyshuarve, të cilët dyshohen për kryerjen e veprës penale ‘’Materialet me përmbajtje të shfrytëzimit dhe keqpërdorimit seksual të fëmijëve’’.

Po ashtu, në kuadër të këtyre hetimeve, janë sekuestruar pajisje elektronike, të cilat do të shërbejnë si prova matriale në këtë procedurë penale.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, në koordinim me Policinë e Kosovës, mbetet e përkushtuar në luftimin dhe trajtimin e këtyre veprave penale. /Telegrafi/