Please enter at least 3 characters.

Mateo Kovacic dëshiron të mbetet te Chelsea

2019/04/mateo-kovacic-2-e1554283006278.jpg
229:"CARDIFF, WALES - MARCH 31: Mateo Kovacic of Chelsea during the Premier League match between Cardiff City and Chelsea FC at Cardiff City Stadium on March 31, 2019 in Cardiff, United Kingdom. (Photo by Michael Steele/Getty Images)
12:"Getty Images

Kroati duket se është i kënaqur me jetën në kryeqytetin britanik të Londrës.

Mateo Kovacic dëshiron të qëndrojë te Chelsea edhe pas përfundimit të huazimit, pavarësisht kthimit të trajnerit Zinedine Zidane në Real Madrid, njoftojnë mediat britanike.

Trajneri francez shpeshherë ka theksuar sa shumë është i rëndësishëm mesfushori kroat për madrilenët, i cili ble për 40 milionë euro nga Interi.

(Foto by Mike Hewitt/Getty Images/Guliver)

Nuk ka asnjë çmim rreth marrëveshjes së huazimit, ku "The Blues" mund ta nënshkruajnë me lojtarin në mënyrë të përhershme, por ndoshta do të negociojnë transferimin në Real.

E gjithë kjo varet pas ankesës që kanë bërë londinezët në rastin e dënimit për mos mundësinë e transferimit të lojtarëve gjatë dy afateve të ardhshme kalimtare, e cila gjë ishte vendosur më 11 prill në Gjykatën e Arbitrazhit në Lausanne.

Theksojmë se lojtari deri më tani ka luajtur 41 ndeshje në të gjitha garat këtë sezon, por nuk arriti të bëj një vend në formacionin statues. /Telegrafi/