Please enter at least 3 characters.

Mata: Jepja topin Martialit dhe Unitedi do të fitojë

2019/02/Anthony-Martial-e1549878869652.jpg
288:"LONDON, ENGLAND - FEBRUARY 09: Paul Pogba of Manchester United speaks to Anthony Martial of Manchester United during the Premier League match between Fulham FC and Manchester United at Craven Cottage on February 09, 2019 in London, United Kingdom. (Photo by Catherine Ivill/Getty Images)
12:"Getty Images

Sulmuesi i Manchester Unitedit, Juan Mata, ka ngritur lartë Anthony Martialin pas formës së mirë në muajt e fundit.

Djajtë e Kuq nuk din për humbje nën urdhrat e trajnerit Ole Gunnar Solskjaer dhe francezi është një nga lojtarët kyç të teknikut norvegjez.

"Thjesht e dua Anthonyn. Aq më mirë sa luan, aq më shumë fitojmë. Gjithmonë do të them të njëjtën gjë, por është e vërtetë: jepja topin Anthonyt dhe ne do të fitojmë!", ka thënë Mata për Bein Sport.

(Foto: Clive Rose/Getty Images/Guliver)

23-vjeçari ka shënuar nëntë gola këtë sezon në Ligën Premier dhe ka dhuruar dy asistime.

Man Utd aktualisht këtë sezon renditet në vendin e katër me 51 pikë, me një pikë më shumë se Arsenali dhe Chelsea.

Ndeshja e ardhshme e Djajve të Kuq është kundër Liverpoolit, një takim i rëndësishëm për ecurinë e të dy skuadrave.

Lojtari me më së shumti gola këtë sezon për Unitedin është Paul Pogba me 11 gola. /Telegrafi/