Please enter at least 3 characters.

Mashtrimet me subvencione, policia arreston dy zyrtarë në Prishtinë

2024/08/Arrestimet-e-Policise-ilustrim-foto-Ridvan-Slivova-3.jpg

Policia ka arrestuar dy persona në Prishtinë, pasi dyshohet se kanë keqpërdorur pozitën zyrtare, duke bërë mashtrime me subvencione.

Arrestimi i tyre ka ndodhur ditën e enjte, transmeton Telegrafi.

"Drejtoria për hetimin e krimeve ekonomike, pas sigurimit të informatave lidhur me mashtrimin e ndarjes së subvencioneve, për një klub basketbolli nga i dyshuari mashkull kosovar, në cilësinë e kryetarit të komisionit për ndarjen e grandeve në Obiliq dhe e dyshuar femër kosovare monitoruese e implementimit të subvencioneve, të njëjtit janë arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit e dyshuara është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje"./Telegrafi/