Please enter at least 3 characters.

Masakra në Burgun e Dubravës, i akuzuari Milosavleviq thotë se emrin e Ukshin Hotit e dëgjoi për herë të parë nga dëshmitarët

2024/11/Gavrilo-Milosavleviq-foto-KALLXOcom-e1730754837120-720x430-1.jpg

Në seancën e së mërkurës në Gjykatën Themelore në Prishtinë, i akuzuari për krime lufte Gavrilo Milosavleviq, gjatë dhënies së mbrojtjes tha se në burgun e Dubravës ka qenë i punësuar vetëm si staf civil dhe se për ngjarjet atje kuptoi në fund të vitit 1999. 

Në këtë rast, Gavrilo Milosavleviq në cilësinë e gardianit në burgun e Dubravës po akuzohet për krime lufte kundër popullatës civile.

Milosavleviq deklaroi para trupit gjykues se asnjëherënuk ishteiuniformuar. Tha se pozita e tij në Burgun e Dubravësishte referent evidencësamëpër personat e dënuar.

Asnjëherëgjatëpunësnukkamëbartëuniformëkamqenë person civil nëshërbiminjuridiktëDubravës”, tha Milosavleviq.

Sipas Milosavleviq, gjatë kërkimit të të dhënave për nënën e tij të zhdukur në ueb-sajtin e Natasha Kandiqit, kishte kuptuar se në Dubravë ishin vrarë 109 persona. Tha se krejt këtë e kishte kuptuar pas luftës kur ishte larguar nga Kosova, dhe se informatat në atë ueb-sajt ishin të cekëta.

Kur kamdëgjuarsëparipërngjarjen,kamkuptuarnë ueb-sajtin esajpërngjarjet e Dubravës, duhet tëketë qenë fundi i99ës”, tha Milosavleviq.

I pyetur se si erdhi deri te arrestimi i tij, i akuzuari deklaroi se ndodhi kur kishte ardhur në Kosovë për të nisur kthimin e pronësqë e kishtenëpronësinëna etij.

“Kam nisëpërkthimin epronëssësajdhegjatëtërëkohëssë ardhjevetëmiaunënukkampasurprobleme,askushnukmë ka arrestuar as shpallëpërkriminellufte. Nëatë moment që kamardhëtekpersoniicili ka jetu 20 vitenëbanesën e nënës simedhekamkërkutëlargohet,mëkanëthënënxjerre listën poseduese, ka qenë më 1 dhjetor2022..Unë e kampasur fletënposeduese“, tha ai.

Milosavleviq deklaroi se kurkishte bashkuardokumentet e nevojshme,atëherë e kanëarrestuar.

Prokurori Kastriot Memaj e pyeti të akuzuarin nëse dinte se a ka qenënëburgun e Dubravësedhe Ukshin Hoti. Por,Milosavleviq u shpreh se këtë e kishte kuptuarngadëshmitarëtqëdëshmuankundërtij.

PërUkshin Hotinherën e parëkamdëgjuarkurdëshmitarëqëdëshmojnëkundërmejekanëdhënëdëshminëProkuroriatëherëkamdëgjuarpërherëtëparëpërkëtëemër”, deklaroi Milosavleviq.

Sipas aktakuzës së ngritur më 29 nëntor 2023, thuhet se Gavrilo Milosavlevq në cilësi të zyrtarit në Burgun e Dubravës në bashkëkryerje me persona të tjerë kishte aplikuar masa represive të vrasjes, rrahjes, maltretimit, torturës, trajtimit në mënyrë mizore dhe çnjerëzor ndaj të burgosurve civilë shqiptarë.

Gjithnjë sipas aktakuzës, në bashkëkryerje me njësitë policore serbe, Milosavleviq kishin kryer vrasjen masive të të burgosurve shqiptarë, me ç’rast në ditën e incidentit kishin urdhëruar që në oborrin e burgut të dalin 1 mijë të burgosur të vendi i quajtur “Fusha e Sportit”, me pretekstin se do t’i numëronin të burgosurit dhe do t’i dërgonin në ndonjë vend tjetër më të sigurt për t’i mbrojtur të burgosurit nga bombardimet e NATO-s.

Tutje, në aktakuzë thuhet se menjëherë pas rreshtimit të të burgosurve, ushtarakët serbë kishin gjuajtur në drejtim të të burgosurve me mitraloz, mortajë dhe armë të tjera dhe se ky operacion i vrasjes i cili kishte filluar nga 22 maj 1999 dhe kishte zgjatur deri më 24 maj 1999, ku si rezultat i këtyre sulmeve kishin mbetur të vrarë 109 të burgosur.

Në aktakuzë thuhet se i pandehuri Milosavleviq në bashkëkryerje me zyrtarë të tjerë ushtarak serbë, kishin shkuar thuajse çdo ditë nëpër pavijonet e Burgut të Dubravës, konkretisht në pavionin “B” dhe “C”, duke i rrahur në mënyrë mizore dhe çnjerëzore të burgosurit civilë shqiptarë.

Në aktakuzë përmendet se si disa roje kishin shkuar edhe në qelinë ku ishte i vendosur edhe Ukshin Hoti, Gani Baliu, Skender Gashi, Mehmet Memqaj, dhe Shkelqim Zllanoga, ku të njëjtëve u kishin fikur dritat fillimisht dhe pastaj ju kishin drejtuar me fjalët Ukshin Hotit “ Profesor sherri juaj po na ndodhin bombardimet e NATO-s”, duke e ofenduar dhe sharë gjatë gjithë kohës, sa që në një moment thuhet se rojet kishin kapur për fyti Shkelqim Zllanogën ku thuajse ia kishin ndalur frymëmarrjen.

Për këto veprime i akuzuari Milosavleviq akuzohet se ka kryer veprën penale “Krim i luftës kundër popullsi civile”, e sanksionuar me nenin 142 lidhur me nenin 22 të Ligjit Penal të ish Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë (tutje ” LP i RSFJ-së “) si ligj në fuqi në kohën e kryerjes së veprës penale. /Betimi per Drejtesi/