Please enter at least 3 characters.

Marrëveshje për bashkëpunim mes Odës ekonomike Maqedoni-Rusi dhe 'Shtëpisë së Maqedonisë' nga Moska

2016/11/Marreveshje-bashkepunimi-OEVL-MK-RUSI.jpg

Oda ekonomike Maqedoni-Rusi sot do të nënshkruajë Marrëveshje për bashkëpunim me 'Shtëpinë e Maqedonisë' nga Moska, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Marrëveshjen do ta nënshkruajë Gjorgji Dika, kryetari i Odës ekonomike Maqedoni-Rusi dhe Nina Vladimirova Zherova, drejtoreshë e përgjithshme e 'Shtëpisë së Maqedonisë' nga Moska.

Pas nënshkrimit të Marrëveshjes, Dika dhe Vladimirova do të mbajnë konferencë për shtyp për mundësinë për rritje dhe balancim të shkëmbimit tregtar të RM-së me Federatën ruse. /Telegrafi/