Please enter at least 3 characters.

Marotta e bën Nainggolanin shembull, suspendim dhe 100 mijë euro gjobë

2018/12/Radja-Nainggolan-Mauro-icardi-e1545643571107.jpg
342:"EINDHOVEN, NETHERLANDS - OCTOBER 03: Radja Nainggolan of Inter Milan celebrates with team mate Mauro Icardi after scoring his side's first goal during the Group B match of the UEFA Champions League between PSV and FC Internazionale at Philips Stadion on October 3, 2018 in Eindhoven, Netherlands. (Photo by Dean Mouhtaropoulos/Getty Images)
12:"Getty Images

Interi befasoi me njoftimin publik se ka supsenduar Radja Nainggolanin nga çdo aktivitet fizik pasi belgu është paraqitur me vonë në disa stërvitje.

Kështu 'Ninja' do të mungojë në ndeshjen ndaj Napolit të mërkurën mbrëma.

Drejtori i ri Giuseppe Marotta ka sjell një kod disiplinor të rreptë, ashtu siç e kishte te Juventusi në vitet e fundi. Kujtojmë kohën kur Leonardo Bonucci ishte supsenduar vetëm se kishte debatuar publikisht me trajnerin Massimiliano Allegri.

(Foto: FC Inter/Twitter)

Italianit duket se nuk i ka mjaftuar suspendimi i Nainggolanit, raportohet se klubi ka vendosur ta dënojë lojtarin me 100 mijë euro, shkruan FootballItalia.

Ky është vetëm paralajmërimi i parë për lojtarin pasi në rast se përsëritet sjella e tillë, ai mund të vendoset në listën e shitjes.

Kujtojmë se 30-vjeçari iu bashkua verës Interit nga Roma, ndërsa refuzoi oferta të majme nga Kina.

Në 11 ndeshje (nëntë titullar) ish-ylli i Cagliarit ka shënuar vetëm dy gola më fanellën zikaltër, gjë që është larg pritshmërive fillestare. /Telegrafi/