Please enter at least 3 characters.

Marksi kishte të drejtë, dëshmitë vërehen edhe në vitin 2014!

2016/01/marksi-kishte-t-euml-drejt-euml-d-euml-shmit-euml-shihen-edhe-n-euml-vitin-2014_hd.jpg

Ka shumë gjëra që thuhen këto ditë për Karl Marxkin, duke u nisur nga Rush Limbaugh që e akuzon Papa Françeskun se promovon “marksizëm”, e deri te gazetari i Washington Timesit që thotë se kryetari i New Yorkut, Bill de Blasio, është “marksist i papenduar”.

Por, pak njerëz kuptojnë kritikën e mprehtë të Marksit. Shumica e njerëzve janë në dijeni për parashikimin radikal të këtij ekonomisti se kapitalizmi në mënyrë të pashmangshme do të zëvendësohet nga komunizmi, por ata shpesh e keqkuptojnë atë se pse ai besonte se kjo do të jetë e vërtetë.

Derisa Marxi kishte e gabuar për disa gjëra, shkrimet e tij (shumë nga të cilat janë shkruar para Luftës Civile Amerikane) saktësisht parashikojnë disa aspekte të kapitalizmit modern, që nga Recesioni të Madh e deri te iPhone 5S në xhepin tuaj.

Telegrafi ua sjellë pesë faktet e mënyrës së jetesës në vitin 2014 - të përmbledhura nga revista Rolling Stone - të cilat analiza e Marksit për kapitalizmin i ka përshkruar shumë saktë para më shumë se 100 viteve.

1. Recesioni i Madh (Natyra Kaotike e Kapitalizmit)

Natyra kaotike e kapitalizmit, e prirë ndaj krizave, ishte pjesë e rëndësishme e shkrimeve të Marxit. Ai argumentoi se tendenca e pamëshirshme për përfitime do të çojë kompanitë drejt motorizimit të vendeve të punës, duke prodhuar shumë e më shumë të mira dhe duke ulur pagat e punëtorëve deri në masën sa ata të mos jenë në gjendje për të blerë produktet që i prodhojnë.

Pa dyshim, ngjarjet moderne historike - që nga Depresioni i Madh e deri te flluska pikë-com - mund të hasen tek Marxi me termin “kapitali fiktiv”: instrumenti financiar, si aksionet dhe këmbimet e kredisë. Ne prodhojnë dhe prodhojmë deri në masën sa që nuk mbetet askush për të blerë të mirat tona. Ky cikël është duke ndodhur para syve tanë: në fakt, kjo është ajo që përmbyti tregun e shtëpive më 2008. Dekadat e thellimit të pabarazisë i ulën të ardhurat, e kjo shtyu shumë e më shumë amerikanë të marrin borxhe. Kur në skemë nuk ka mbetur asnjë huamarrës me nivel të lartë të kredisë, e tërë fasada u shpërbë, ashtu siç e parashikonte këtë Marxi.

2. iPhone 5S (Oreksi Imagjinar)

Marxi paralajmëroi se tendenca e kapitalizmit për të përqendruar vlerat e larta në produktet në thelb arbitrare, me kalimin e kohës do të çojë në atë që ai e quajti “shpikja dhe përulja e kalkuluar në oreksin johuman, të sofistikuar, të panatyrshëm dhe imagjinar”.

Duket e ashpër por mënyrë e saktë kjo për të shpjeguar Amerikën moderne, ku gëzojmë luks të madh dhe ende nxitemi nga nevoja konstante për të blerë shumë e më shumë gjëra. Ta marrim si shembull telefonin iPhone 5S që ju e kini. A është vërtetë shumë më i mirë se iPhone 5 që e keni pasur vitin e kaluar, ose se iPhone 4S një vit para kësaj? A është ajo nevojë e vërtetë, apo e trilluar?

Derisa familjet kineze sëmuren me kancer nga e-mbeturinat tona, mega-korporatat krijojnë kampanja reklamuese me idenë se duhet të shkatërrojmë produktet dhe të mirat perfektë pa asnjë arsye.

3. FMN (Globalizimi i Kapitalizmit)

Idetë e Marxit në lidhje me mbiprodhimin, e çuan atë në parashikimin e asaj që njihet si globalizim - përhapja e kapitalizmit në të gjithë planetin, në kërkim të tregjeve të reja.

"Nevoja e zgjerimit të vazhdueshëm të tregjeve, për produkte e saj, ndjek borgjezinë në tërë sipërfaqen e globit”, shkroi ai. "Duhet të vëmë fole kudo, të vendosemi kudo, të caktojmë lidhje kudo”.

Derisa kjo mund të duket si gjë e qartë tani, Marxi i shkroi këto fjalë në vitin 1848, kur globalizimi ishte më shumë se një shekull larg. Dhe, ai nuk kishte të drejtë vetëm për atë që ndodhi në fund të shekullit XX, sepse kishte të drejtë edhe pse ndodhë kjo: kërkimi i pamëshirshëm për tregje të reja dhe punë të lirë, si dhe kërkesa e pandërprerë për më shumë burime natyrore, janë bishat që kërkojnë vazhdimisht ushqim.

4. Walmart (Monopoli)

Teoria klasike e ekonomisë supozonte se konkurrenca ishte e natyrshme dhe për këtë arsye vetë-mbështetëse. Marxi, megjithatë, argumentoi se fuqia e tregut në fakt do të centralizohet në firmat e mëdha të monopolit, teksa dëmtojnë njëra-tjetrin. Kjo mund t’i dukej e pazakontë lexuesit e tij të shekullit XIX, ashtu siç ka shkruar Richard Hofstadter: “Amerikanët e dinin me siguri se prona do të shpërndahet, se fuqia ekonomike dhe politike do të decentralizohet”.

Më vonë, në shekullin e XX, trendi i parashikuar nga Marxi nisi të përshpejtohet. Sot, dyqanet e vogla janë zëvendësuar me shitore të mëdha monolite, si Walmart; bankat e vogla komunitare janë zëvendësuar me bankat globale, si JP Morgan Chase; ndërsa fermat e vogla janë zëvendësuar me ato të mëdha, si Archer Daniels Midland.

Bota teknologjike, gjithashtu po centralizohet, me korporatat e mëdha që thithin ato fillestaret sa më shpejtë të jetë e mundur. Nga ajo që shihet tash, bizneset e mëdha nuk do të largohen.

5. Pagat e ulëta, profitet e mëdha (Armata rezervë e punëtorëve industrialë)

Marxi besonte se pagat do të frenohen nga “Armata rezervë e punës”, të cilën e shpjegonte duke përdorur teknikat klasike ekonomike: kapitalistët dëshirojnë të paguajnë sa më pak për punë, dhe kjo më së lehti bëhet kur ka shumë punëtorë që enden përreth.

Kështu, pas recesionit, duke përdorur analizën marksiste, ne do të parashikojnë se papunësia e lartë do të stagnojë pagat teksa fitimet rriten, sepse punëtorët janë shumë të frikësuar nga papunësia për të hequr dorë nga punët e tyre të tmerrshme e shfrytëzuese.

Dhe, çfarë dini ju? Jo më pak se ajo që autoriteti, si Wall Street Journal, paralajmëron: “Kohët e fundit, ringjallja amerikane ka shfaqur ca tipare marksiste. Përfitimet e korporatave rriten, dhe rritja e prodhimtarisë ka lejuar kompanitë të rriten pa bërë gjë për të ulur radhët e mëdha të të papunëve. Kjo për shkak se punëtorët janë të tmerruar për të lënë punët e tyre dhe për këtë arsye nuk kanë fuqi shkëmbyese”.

Nuk është çudi se koha më e mirë për rritjen e barabartë është gjatë kohës së "punësimit të plotë”, kur papunësia është e ulët dhe punëtorët mund të kërcënojnë se do të gjejnë një punë tjetër .

Për fund

Marxi kishte gabuar për shumë gjëra. Shumica e shkrimeve të tij fokusohen në kritikën e kapitalizmit dhe jo në një propozim se çfarë duhet zëvendësuar atë. Kjo ka shkaktuar keqinterpretime të të çmendurve si Stalini, në shekullin XX.

Por, puna e tij ende formon botën tonë, në një mënyrë pozitive. Kur ai argumentoi për tatimin mbi të ardhurat progresive në “Manifestin Komunist”, asnjë vend nuk ka pasur një të tillë. Tani, nuk ka pothuajse vend pa tatimi mbi të ardhurat progresive, dhe kjo është një mënyrë e vogël se si SHBA-të përpiqen për të luftuar pabarazinë e të ardhurave.

Kritika morale e Marxit ndaj kapitalizmit dhe veprat e tij meritojnë vëmendje. Sepse, siç ka thënë L. Heilbroner: “Ne i kthehemi Marxit, jo pse ai është i pagabueshëm, por sepse është i pashmangshëm”.

Sot, në botën e pasurisë dhe të varfërisë së madhe, ku 85 njerëzit më të pasur kanë më shumë pasuri se tre miliardë njerëz, fjala e famshme ende nuk e ka humbur potencën e saj: “Punëtorë të botës - bashkohuni: nuk keni çfarë të humbni, pos zinxhirët tuaj”. /Telegrafi/