Please enter at least 3 characters.

Mario Dedivanoviç dhuron 3000 dollarë për të prekurit nga tërmetet në Shqipëri

2019/11/m1-3.jpg
289:"HOLLYWOOD, CALIFORNIA - NOVEMBER 18: (L-R) Kim Kardashian presents Mario Dedivanovic with award onstage during the 2nd Annual American Influencer Awards at Dolby Theatre on November 18, 2019 in Hollywood, California. (Photo by Matt Winkelmeyer/Getty Images for American Influencer Awards )
32:"Getty Images for American Influe

Dy tërmetet e fuqishme që kanë prekur Shqipërinë të martën kanë shkaktuar viktima të shumta dhe dëme materiale.

Raportohet se numri i të vdekurve ka shkuar deri në 21, gjersa i atyre të lënduarve deri në 600.

Gjithë shqiptarët janë solidarizuar me këtë ngjarje të rëndë duke dhuruar donacione online, përmes fondit publik që është bërë i hapur për t'u dalë të gjithë në ndihmë të prekurve nga këto tërmete.

Grimeri i famshëm shqiptar Mario Dedivanoviç, i cili ditë më parë bëri bujë me deklaratën e tij gjatë ndarjes së çmimeve, “American Influencer Awards” ku pranoi se është homoseksual, ka treguar anën e tij humanitare për këtë ngjarje.

Nga faqja GoFoundMe, ku shihen listat me personat që kanë dhuruar donacione, aty figuron edhe emri i grimerit të njohur shqiptar, njëherësh mikut më të besuar të Kim Kardashianit, i cili ka dhuruar një shumë në vlerë prej tre mijë dollarësh.

Ai edhe gjatë ditës ka publikuar vazhdimisht thirrje në Instagramin e tij, ku ndiqet nga mbi 7.1 milionë përdorues, që t'i bashkohen donacionit online për të ndihmuar Shqipërinë. /Telegrafi/