Please enter at least 3 characters.

Mario Balotelli po rikthehet në Serie A, shtohet numri i skuadrave pas tij

2024/01/Mario-Balotelli.jpg
394:"Mario Balotelli of Adana Demirspor during the 1st Angelo Iervolino Trophy match between Adana Demirspor and Reggina 1914 at Stadio Arechi, Salerno, Italy on 30 July 2022. First Trophy Angelo Iervolino with US Salernitana 1919, Reggina 1914 and Adana Demirspor, Salerno, Italy - 30 Jul 2022,Image: 711021510, License: Rights-managed, Restrictions: RESTRICTED TO EDITORIAL USE, Model Release: no

Mario Balotelli është shumë pranë rikthimit në elitën e futbollit italian Serie A.

Sulmuesi italian është pjesë e skuadrës turke Adan Demirspor, por ka vendosur të largohet gjatë afatit kalimtar të janarit, pasi klubi turk është në krizë financiare.

33-vjeçari nuk ka luajtur shumë pasi ka vetëm pesë ndeshje këtë edicion duke shënuar tre gola, megjithatë ka shumë admirues në Serie A.

Salernitana është skuadra favorite për të nënshkruar me lojtarin dhe janë në bisedime të avancuara me të.

Megjithatë në garë për lojtarin kanë qenë edhe Udinese dhe Empoli që gjithashtu po shpresojnë të bindin 'Super Marion'.

Por së fundmi për Super Marion interesim kanë shprehur edhe Lecce, Monza dhe Cagliari që kërkojnë të përforcojnë repartin ofensivë.

Ish-reprezentuesi italian ka vendosur për tu rikthyer në Serie A, derisa tani mbetet të shihet se cila skuadër do t'i fitoj shërbimet e tij. /Telegrafi/