Please enter at least 3 characters.

Marina vjen e mrekullueshme me dukjen e kësaj fundjave

2019/11/Marinafk.jpg

Që nga rikthimi në ekranet shqiptare, Marina Vjollca i ka kushtuar rëndësi të madhe dukjes së saj.

Bukuroshja shqiptare vjen secilën fundjavë me një përzgjedhje ndryshe dhe gjithmonë është pëlqyer nga fansat e saj.

Kësaj radhe, ajo ka zgjedhur të veshë një fustan me ngjyrë të errët, ndërsa me flokët e lidhura ka vënë në pah bukurinë e saj.

Marina e ka publikuar një video, ku shfaqet dukë pozuar me dukjen e saj të re, ndërkohë që një fotografi e postuar në Instagram, ka marrë dhjetëra mijëra pëlqime brenda disa minutash.

Javë më parë, ajo kishte bërë një përmbledhje të dukjeve të saj gjatë prezantimeve të fundit dhe i kishte pyetur fansat se cila u ka pëlqyer më shumë. /Telegrafi/