Marcelo i bindur se Modric e ka merituar çmimin ‘Lojtari i vitit’ nga FIFA
25/09/2018
Luka Modric fitoi çmimin ‘Lojtari i vitit’ nga FIFA duke mposhtur kështu në finale Cristiano Ronaldon dhe Mohamed Salahun.
Kroati ka fituar me votat e kapitenëve të skuadrave, trajnerëve dhe gazetarëve.
Por, është edhe mbrojtësi i Real Madridit, Marcelo, ai që meriton se Modric e ka fituar me meritë përkundër konkurrencës së fort.
“Mendoj që Modric e ka merituar këtë triumf, ai ka bërë një sezon të madh”, ka thënë Modric për Mediaset.
“CR7 e Zidane? Nuk jam unë ai që i vendos dhe jep çmimet, por kush ka fituar me siguri e ka merituar”.
“Në fund të fundit vetëm një mund ta fitojë dhe dikush duhet të mbetet i pakënaqur”, shtoi braziliani.
Vlen të theksohet se Marcelo ishte pjesë e formacionit më të mirë të vitit nga FIFA. /Telegrafi/


