Please enter at least 3 characters.

Maqedonia me vetëm 451 raste aktive me coronavirus

2020/11/COVID-qendra-MK.png

Numri i rasteve aktive vazhdimisht po bie në të gjitha komunat në Maqedoni. Momentalisht në vend ka 451 raste aktive me coronavirus.

Në pesë komuna të Maqedonisë momentalisht ka 0 raste aktive, si Dojrani, Pehçeva, Demir Kapia, Bogdanci dhe Probishtipi.

Që nga fillimi i pandemisë në Maqedoni janë diagnostifikuar gjithsej 155.469 pacientë, ndërsa prej tyre 149.551 janë shëruar dhe numri i të vdekurve është 5.467.

Krahas uljes së rasteve aktive, në Maqedoni është ulur dukshëm edhe numri i hospitalizimeve, ndërsa shumica e kovid qendrave tashmë janë mbyllur./Telegrafi/