Please enter at least 3 characters.

Maqedoni, mjekët amë do të marrin nga 30 denarë për pacient nëse 70% e pacientëve të tyre vaksinohen

2021/11/vaksinimi-antiCOVID-19-ne-sallen-1-Tetori-foto-Ridvan-Slivova-24.jpg

Qeveria sot mori vendim për shpërblimin e mjekëve amë me nga 30 denarë për pacient nëse arrijnë dhe tejkalojnë 70% të vaksinimit nga numri i përgjithshëm i pacientëve të regjistruar tek ata.

Këtë masë para disa ditëve e paralajmëroi ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe dhe siç njoftojnë nga qeveria, me këtë do të stimulohet interesi për vaksinim kundër COVID-19.

Kujtojmë se një masë e tillë vjen vetëm pas refuzimit të qeverisë të masave paraprake ku kërkohej vaksinim për nëpunësit shtetëror ose test çdo 72 orë./Telegrafi/