Please enter at least 3 characters.

Maqedoni: Jovanovska shkarkohet nga pozita e drejtoreshës së Fondit për sigurim pensional dhe invalidor

2022/02/biljana-jovanovska.png

Drejtoresha e Fondit për sigurim pensional dhe invalidor të Maqedonisë (FSPIM), Biljana Jovanovska, është shkarkuar nga detyra, ka konfirmuar ajo në një deklaratë për “Fokus”.

Sipas informacioneve, në seancën e sotme të Bordit Drejtues të Fondit, është marrë vendim për shkarkimin e saj, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Jovanovska u zgjdh ushtruese detyre drejtore e Fondit në tetor të vitit 2020, ndërsa më parë nga viti 2017 ka drejtuar Agjencinë e Punësimit.

Jozyrtarisht, postin e Jovanovskës duhet ta pasojë Dritan Bexheti nga Alternativa.

Ai është propozuar nga partneri i ri i koalicionit në Qeveri – Alternativa./Telegrafi/