Please enter at least 3 characters.

Maqedoni, arrihet marrëveshje për rritjen e pagave në shëndetësi

2017/05/mjekesia-1-e1517566717852.jpg

Sindikata e Punonjësve Shëndetësorë ka arritur Marrëveshje me Ministrinë e Shëndetësisë për rritjen e pagave, njofton Alsat.

Sipas marrëveshjes së arritur mjekët specialist do të kenë një rritje prej 25 për qind, profesorët 20 për qind, mjekët e përgjithshëm 15 për qind rritje, infermieret 10 për qind rritje dhe punonjësit shëndetësorë 5 për qind rritje.

Jashtë kësaj marrëveshje mbeten administratorët në sektorin e shëndetësisë të cilët pavarësisht kërkesave të tyre nuk arritën që të përfshihen në këtë marrëveshje për rritjen e pagave në shëndetësi.

Marrëveshja hyn në fuqi nga muaji shkurt.