Mane mbetet synim i Real Madridit
272:"LIVERPOOL, ENGLAND - SEPTEMBER 26: Sadio Mane of Liverpool is embraced by Jurgen Klopp, Manager of Liverpool during the Carabao Cup Third Round match between Liverpool and Chelsea at Anfield on September 26, 2018 in Liverpool, England. (Photo by Jan Kruger/Getty Images)
12:"Getty Images
08/05/2019
Sulmuesi i Liverpoolit, Sadio Mane mbetet një ndër objektivat kryesore të trajnerit të Real Madridit, Zinedine Zidane.
Ky i fundit pretendohet se kishte një marrëveshje me senegalezin për transferimin te Reali gjatë afatit kalimtar të verës.
"France Football" shkruan sot se francezi e dëshiron lojtarin e The Reds pasi që Chelsea nuk dëshiron ta lirojë Eden Hazardin.
Belgu tash e sa kohë është një ndër lojtarët që po i kërkon me ngulm madrilenët dhe do të përpiqen sërish ta blejnë gjatë verës.
Gjersa Liverpooli është këmbëngulës në mos shitjen e sulmuesit, i cili ka marrëveshja deri në vitin 2023.
Ndryshe, 27-vjeçari deri më tani ka pasur 90 paraqitje duke shënuar 43 gola në të gjitha garat. /Telegrafi/


