Please enter at least 3 characters.

Mane këshillon Wernerin t'i bashkohet Liverpoolit

2019/02/Timo-Werner-1.jpg
248:"SALZBURG, AUSTRIA - NOVEMBER 29: Timo Werner of Leipzig runs with the ball during the UEFA Europa League Group B match between RB Salzburg and RB Leipzig at on November 29, 2018 in Salzburg, Austria. (Photo by Alexander Hassenstein/Getty Images)
12:"Getty Images

Sadio Mane e ka këshilluar Timo Wernerin që të bashkohet me Liverpoolin.

Sulmuesi i ri pritet që të largohet gjatë verës prej RB Leipzigut, nëse nuk pranon të zgjasë marrëveshjen përtej vitit 2020.

Bayerni është i interesuar për reprezentuesin e Gjermanisë, por senegalezi mendon se duhet të shkojë në Merseyside.

"Unë do ta këshilloja të bashkohej me Liverpoolin, më pëlqen stili i lojës së gjermanit. Shumë i fortë dhe i mirë, gjithmonë duke dhënë 100 për qind, nëse dëshiron të bashkohet me ne, do ta mirëpresim atë te ekipi ynë".

"Kur ishte e qartë se Naby Keita do të bashkohej me ne, shpesh i shikoja ndeshjet e Leipzigut, por të jem i sinqertë: Ishte e tmerrshme për mua në fillim".

"Naby humbi disa ndeshje të rëndësishme dhe kisha rast të shikoja më shumë lojtarë të tjerë dhe Timo u dallua", pohoi Mane.

Ndryshe, Liverpooli aktualisht ndan vendin e parë së bashku me Manchester Cityn në Ligën Premier. /Telegrafi/