Please enter at least 3 characters.

Mane hedh poshtë spekulimet që e lidhin me Real Madridin: Jam i lumtur, dua të shkruaj historinë me Liverpoolin  

2019/01/Mane-Liverpooli.jpg
237:"WATFORD, ENGLAND - NOVEMBER 24: Sadio Mane of Liverpool in action during the Premier League match between Watford FC and Liverpool FC at Vicarage Road on November 24, 2018 in Watford, United Kingdom. (Photo by Alex Broadway/Getty Images)
12:"Getty Images

Sulmuesi i Liverpoolit, Sadio Mane, ka hedhur poshtë raportet që e lidhin atë me një lëvizje në Real Madrid, pasi ka treguar se është i lumtur te Reds dhe dëshiron të shkruaj histori me këtë klub.

Reprezentuesi i Senegalit nënshkroi një marrëveshje të re me Reds në muajin nëntor, duke e angazhuar të ardhmen e tij në klubin anglez.

26-vjeçari u lidh shumë me një largim nga Anfield, por nuk është i shqetësuar për ndonjë histori transferimi.

"Spekulimi është pjesë e futbollit. Ju thjesht mësoheni të jetoni me të dhe të mos merrni atë shumë seriozisht", ka thënë fillimisht Mane për Soccer World.

"Gjithçka që mund të them është se shqetësimi im i vetëm është Liverpooli".

Mane duke festuar një gol së bashku me Salahun e Firminon (Foto: Clive Brunskill/Getty Images/Guliver)

"Mo [Salah], Bobby [Firmino]... të gjithë po nënshkruanin kontratat e reja dhe thoshin: 'Hej Sadio, kur do të nënshkruani?' I thashë secilit prej tyre : "Mos u shqetësoni, unë do të nënshkruaj".

"Dhe çfarë bëra unë? Unë nënshkrova rinovimin... kështu që ata janë të kënaqur tani!"

"Jam shumë i lumtur këtu dhe mendoj se njerëzit janë të lumtur me mua".

"Ne duam të shkruajmë emrat tanë së bashku me shumë lojtarë të mëdhenj në historinë e këtij klubi, shpresojmë se është fillimi i diçkaje speciale", përfundoi Mane. /Telegrafi/