Please enter at least 3 characters.

Manchester United e përcolli nga afër, verës ofertë e madhe për Chiesan

2020/02/GettyImages-1199356302.jpg
248:"FLORENCE, ITALY - FEBRUARY 08: Federico Chiesa of ACF Fiorentina in action during the Serie A match between ACF Fiorentina and Atalanta BC at Stadio Artemio Franchi on February 8, 2020 in Florence, Italy. (Photo by Gabriele Maltinti/Getty Images)
12:"Getty Images

Trajneri i Manchester United, Ole Gunnar Solskjaer ka dërguar një skaut të klubit që ta shohë nga afër yllin e Fiorentinës, Federico Chiesa.

Manchester United do të tentojë të përforcohet edhe më shumë pas afatit të janari ku solli Bruno Fernandesin dhe Odion Ighalon.

Dyshja kanë treguar formë në ndeshjet e fundit me Fernandes që ka shënuar tre gola dhe asistoi një tjetër, ndërsa Ighalo shënoi për herë të parë ndaj Brugge.

Fiorentina . (Photo by Francesco Pecoraro/Getty Images)

Sipas  Daily Mail, Solskjaer e ka identifikuar lojtarin e krahut të djathtë Federico Chiesa, si objektiv për afatin kalimtar veror.

22-vjeçari ka shënuar shtatë gola dhe ka dhënë pesë asistime në 25 paraqitje deri më tani këtë sezon.

Federico Chiesa. (Photo by Gabriele Maltinti/Getty Images)

Chiesa shënoi katër herë në pesë ndeshje në fillim të këtij viti dhe Solskjaer e dërgoi Simon Wells - një skaut i besueshëm i tij - të shoh nga afër performancën e italianit kundër Milanit fundjavën e kaluar.

Thuhet se United po peshon tani për një ofertë në verë që do t’i kushtojë klubit rreth 70 milionë euro.  /Telegrafi/