Please enter at least 3 characters.

Manchester United dhe Chelsea ndajnë pikët, ndeshja mbyllet pa gola

2020/10/9b32b93f35f744d055d20768bca9ad28o2.jpg

Manchester United dhe Chelsea kanë zhvilluar një lojë të fortë, por me pak raste shënimi, ku në fund takimi u mbyll 0-0.

Skuadrat gjatë gjithë pjesës së parë testuan njëra-tjetrën duke tentuar të gjejnë korridore të lira dhe ndonjë gabim eventual të mbrojtje.

Për të shkuar tek rasti i parë i mirë duhej të pritej minuta e 36-të, kur Marcus Rashford gjuan bukur, por Edouard Mendy ishte në vend.

Në fundin e pjesës së parë, United kërkoi penallti, kur Rashford u rrëzua në zonë. Pas rishikimit të VAR, gjyqtari vendosi që të mos akordojë goditje nga pika e bardhë.

Pjesa e dytë ishte edhe më e qetë, pasi rastet mungonin, ndërsa trajneri u United, Ole Gunnar Solskjer, futi në lojë Paul Pogban dhe Edison Cavanin.

Që në debutimin e tij  Cavani ka mundur të shënojë me prekjen e parë të topit, por goditja e tij shkoi ngjitur me shtyllën.

Cavani provoi me kokë në minutën e 89-të, por shkoi mbi portë.

Rastin më të mirë në pjesën e dytë, sikurse në të parën e kishte Rashford që gjuajti nga 20 metra, por Mendy sërish me një pritje të bukur ia mohoi golin.

United pas këtij barazimi është në vendin e 15-të me vetëm shtatë pikë, ndërsa Chelsea me 9 pikë është në vendin e pestë.

Diferenca është shumë e vogël me pikë dhe një fitore mund të ngritë çdo skuadër lartë. /Telegrafi/