Please enter at least 3 characters.

Man Utd duhet të bëjë 10 javë pa yllin e skuadrës pas lëndimit ndaj Arsenalit

Manchester Unitedi pritet të jetë shumë gjatë pa mbrojtësin e tyre anësor, Patrick Dorgu, i cili u lëndua në ndeshjen e fundit ndaj Arsenalit.

21-vjeçari e zbuloi problemin në pjesën e dytë të fitores 3-2 të së dielës ndaj Arsenalit, një ndeshje në të cilën ai gjithashtu shënoi.

Edhe pse fillimisht mendohej se ishte vetëm një shtrëngim, vlerësimet e mëtejshme sugjerojnë një mungesë më të gjatë.

Sipas mediumit The Athletic, anësori i Manchester United do të mungojë për rreth 10 javë pasi pësoi një dëmtim në kofshë.

Kjo pengesë është një goditje për trajnerin e përkohshëm Michael Carrick, pasi Dorgu rrezikon të mungojë deri në tetë ndeshje.

Dorgu është përmirësuar vazhdimisht që nga largimi i Ruben Amorim dhe po bëhej një lojtar kyç për klubin nga Old Trafford. /Telegrafi/