Man United i gatshëm të ‘luftojë’ me Arsenalin për nënshkrimin e Matheus Cunha
Manchester United po synon të rivalizojë Arsenalin për transferimin e Matheus Cunhas dhe pritet që së shpejti të futen në bisedime me agjentin e lojtarit.
Arsenali besohet se është i etur për ta joshur brazilianin të transferohet në Londër teksa po synojnë të përforcojnë sulmin në një përpjekje për ta fituar Ligën Premier sezonin e ardhshëm.
Sidoqoftë, Unitedi i është bashkuar tanimë garës dhe tashmë ka pasur disa kontakte me agjentin e tij, i cili sipas talkSPORT do të udhëtojë së shpejti në Angli për negociata.
25-vjeçari do të jetë në dispozicion për 62.5 milionë euro këtë verë për shkak të klauzolës së lirimit në kontratën e cila mund të aktivizohet gjatë afatit të ardhshëm kalimtar.
Përveç Unitedit dhe Arsenalit, edhe Nottingham Forest dhe Aston Villa janë po ashtu të interesuara për të.
Reprezentuesi brazilian po kalon në një formë spektakolare me Wolvesin, pasi ka shënuar 15 gola në 29 ndeshje këtë sezon.
Megjithatë, ai është dënuar me katër ndeshje pasi goditi me kokë Milos Kerkez në duelin ndaj Bournemouth në FA Cup./Telegrafi/


