Please enter at least 3 characters.

“Man City shumë i dobët në mbrojtje”, kapiteni Silva me kritika për yjet e skuadrës angleze

Kapiteni i Manchester City, Bernardo Silva ka bërë thirrje për qetësi pas humbjes ndaj Aston Villa-s të dielën në Ligën Premier.

City u mund në “Villa Park” me golin e Matty Cash, duke pësuar kështu disfatën e parë pas dhjetë ndeshjeve pa humbje.

“Është ende herët për të nxjerrë përfundime. Do të donim të ishim në krye të tabelës, por nuk jemi. Ka ende shumë përpara, ndaj nuk duhet të nxjerrim konkluzione të nxituara”.

Mesfushori portugez pranoi se City kishte bërë një paraqitje të mirë me topin, por theksoi se problemi kryesor ishte mbrojtja.

Bernardo Silva

“Mënyra jonë e sulmit ishte e mirë, kishim raste, i detyruam ata të mbroheshin thellë dhe në disa momente u munduam t’i shtypnim. Por në aspektin mbrojtës ishim shumë të dobët. Aston Villa është një skuadër shumë e fortë, me lojtarë cilësorë, por duhet të shohim veten tonë në pasqyrë”.

Bernardo Silva pranoi gjithashtu se presingu i Cityt ishte i dobët gjatë gjithë ndeshjes.

“Presingu ynë ishte shumë i keq, ndihesha sikur në çdo duel mbërrinim dy sekonda me vonesë. Edhe pse me topin luajtëm mirë, pa presing efikas loja kthehet në tranzicion, dhe aty ne nuk jemi të fortë. Kur presingu nuk funksionon, skuadra jonë nuk luan mirë.”

Humbja ndaj Aston Villas e la Manchester Cityn jashtë zonës së kreut, por Silva theksoi se sezoni është ende i gjatë dhe skuadra do të rikthehet shpejt në formën më të mirë./Telegrafi/