Please enter at least 3 characters.

Man City ka gati 55 milionë euro për Cengiz Underin

2018/12/Under-1.jpg
214:"UDINE, ITALY - NOVEMBER 24: Cengiz Under of AS Roma looks on during the Serie A match between Udinese and AS Roma at Stadio Friuli on November 24, 2018 in Udine, Italy. (Photo by Alessandro Sabattini/Getty Images)
12:"Getty Images

Ylli turk i Romës, Cengiz Under ka përfunduar në radarin e skuadrës angleze, Manchester City.

Under po vazhdon shkëlqimin e tij me Giallorossët që nga transferimi i tij në verën e vitit të kaluar.

21-vjeçari turk ka shënuar tetë gola në të gjitha garat sezonin e kaluar, ndërsa deri më tani ka shënuar katër të tilla.

Paraqitjet e tij të mira, golat dhe asistimet kanë bërë që shumë skuadra të mëdha evropiane të interesohen për transferimin e tij.

Under po shkëlqen me fanellën e Romës (Foto: Emilio Andreoli/Getty Images/Guliver)

Klubi i fundit që ka shprehur interesim për sulmuesin anësor të Romës është Manchester Cityt.

Sipas mediumit Daily Express, Qytetarët janë të gatshëm të paguajnë 50 milionë funte apo 55 milionë euro për yllin turk.

Under ka kontratë edhe për katër vite me Romën, por është njëri nga lojtarët më pak të paguar dhe kjo nuk i pëlqen aspak atij.

Për anësorin e sulmit interesim kanë shprehur edhe Tottenhami, Arsenali dhe Chelsea në Ligën Premier. /Telegrafi/