Please enter at least 3 characters.

Mall për babanë e ndjerë, Arta Bajrami e kujton me imazhe të veçanta më të shtrenjtin e saj (Foto)

2017/11/arta-bajrami-e1510155171920.png

Javë më parë u nda nga jeta rapsodi i njohur Zejnullah Bajrami, i cili njëherësh ishte edhe babai i Arta Bajramit dhe Don Arbas, të dy këngëtarë të njohur të tregut.

Kjo humbje i la të pikëlluar dyshen e famshme të estradës, të cilët vështirë se po e përballojnë humbjen e më të shtrenjtit të tyre.

Ka qenë këngëtarja Arta Bajrami ajo e cila së fundmi përmes një fotografie të publikuar në InstaStory, ka kujtur me mall babain e saj tashmë të ndjerë.

Ajo ka publikuar një fotografi të rapsodit Zejnullahu ku shfaqet me çifteli, ndërsa në mbishkrimin e saj ka shkruar “Gjithmonë Babi”.

E njëjta aktualisht ndodhet në pritjen e ëmbël, pasi viti 2018 do ta gjejë atë nënë për herë të tretë.

Bajrami është nënë e dy fëmijëve: vajzës Victoria, dhe djalit Ideal-Morris. /Telegrafi/