Makarona të pjekur me mish të bluar
Drekë fenomenale ushqyese për gjithë familjenPërbërësit:- 300 g makarona,- 350 g mish të bluar,- ½ preshi,- 1 lugë pastë domateje,- 150 g kaçkavall,- kripë,- piper,- vaj.Përgatitja:
1. Makaronat përvëloni në ujë të vluar në të cilin keni qitur kripë, sipas udhëzimit nga ambalazhi.
2. Kulloni dhe lini anash.
3. Në pak vaj fërgoni pjesën e bardhë por të grirë të preshit.
4. Shtoni mishin e bluar dhe fërgoni bashkë, duke i përzier vazhdimisht, në temperaturë mesatare, derisa mishi të marrë të skuqet.
5. Shtoni kripën, piperin dhe pastën e domates dhe bashkoni mirë.
6. Në një enë rezistuese ndaj zjarrit të bërë me vaj makaronat e kulluar shpërndani në mënyrë të barabartë dhe sipër qitni mishin.
7. Hidheni mishin e skuqur mbi makaronat dhe shpërndajeni atë.
8. Kaçkavallin priteni në copa më të mëdha dhe shpërndajeni mbi mishin.
9. Piqni në furrën e nxehur në 220 gradë celsius rreth njëzet minuta, domethënë derisa kaçkavalli të shtrihet tërësisht dhe korja (pjesa e sipërme) të skuqet.
10. Shërbejeni të ngrohtë dhe të zbukuruar me fletë majdanozi.
Ju bëftë mirë, - transmeton Telegrafi.


