Majlinda, ‘Supersportistja e vitit’
Ky ishte çmimi kryesor në ceremonialin “Sportisti i vitit 2014” i organizuar të hënën në hotelin “Emerald”. Ky është edicioni i 16-të rresht i mbajtur nga Grupi KOHA.
Nora Gjakova është shpërblyer me çmimin Sportistja e Vitit, ndërsa pas pranimit të këtij çmimi, ajo tha: “Me kënaqësi të madhe po e pranoj këtë çmimi Grupi KOHA. falënderoj trajnerin Driton Kuka dhe familjen”.
Këta janë fituesit e sivjetmë të përzgjedhur nga Grupi KOHA:
Supersportistja e vitit: Majlinda Kelmendi
Sportistja e vitit: Nora Gjakova
Sportisti i vitit: Dardan Berisha
Sportistja më e mirë e re e vitit: Melisa Zhdrella
Sportisti më i mirë i ri i vitit: Akil Gjakova
Sportisti më i mirë sipas votimit në internet: Majlinda Kelmendi
Klubi më i mirë në konkurrencë të femrave: KHF Kastrioti
Klubi më i mirë në konkurrencë të meshkujve: KB Sigal Prishtina
Punëtori më i mirë i vitit: Driton Kuka
Mirënjohje për vepër jetësore: Shinasi Berisha
Mirënjohje post-mortem: Mentaz Allajbegu
Mirënjohje e veçantë: Agim Kasapolli
/Koha/


