Please enter at least 3 characters.

Majk dhe Marin së shpejti me një bashkëpunim të ri

2022/02/rzonmusic_273173386_621536748953158_2996717015294182981_n-e1644003657255.jpg

Të dy njihen për bashkëpunim të suksesshme, ndërsa tani kanë bashkuar forcat për një projekt të ri muzikor.

Bëhet fjalë për dy reperët e njohur, Majk dhe Marin të cilët janë duke punuar për një këngë të re, që pritet të lansohet së shpejti.

Projekti i tyre i ri po punohet në studion muzikore të producentit të njohur, Rzon, i cili edhe postoi një foto ku shihet përkrah tyre.

Foto: Majk/Instagram

“Disa gjëra nuk mund të ndalen, së shpejti”, ka shkruar Rzon në mbishkrimin e fotografisë që ndau me fansat në Instagram.

Kujtojmë që të dy reperët mbesin aktiv me projekte të ndryshme dhe gjithashtu mbrëmje e koncerte muzikore.

Foto: Marin/Instagram

Projekti i fundit i Majk është bashkëpunimi me këngëtaren, Dafina Zeqiri “Më fal”, ndërsa Marin muaj më parë lansoi këngën “Shota”. /Telegrafi/