Please enter at least 3 characters.

Maguire ia hap derën Unitedit: Jam ambicioz, dua të luaj në nivelet më të larta

2018/10/Harry-Maguire-1-1.jpg
314:"NEWCASTLE UPON TYNE, ENGLAND - SEPTEMBER 29: Harry Maguire of Leicester City celebrates scoring his sides second goal during the Premier League match between Newcastle United and Leicester City at St. James Park on September 29, 2018 in Newcastle upon Tyne, United Kingdom. (Photo by Mark Runnacles/Getty Images)
12:"Getty Images

Mbrojtësi i Leicester Cityt, Harry Maguire ka pranuar se do të ishte e vështirë për atë që të shmangte mundësinë për të luajtur në nivelin më të lartë.

Manchester United u vërsul pas Maguires në afatin e verës pas paraqitjeve mbresëlënëse të tij në Kupën e Botës me Anglinë.

'Dhelprat' ndalën këtë interesim dhe 25-vjeçari nënshkroi një zgjatje të re pesëvjeçare të kontratës me një rritje të konsiderueshme të pagës së tij.

Por, kur u pyetën për ndjekjen e një prej klubeve "gjigante" të futbollit, Maguire deklaroi se do të ishte e vështirë ta refuzonte.

Maguire me fanellën e Anglisë (Photo by Clive Rose/Getty Images/Guliver)

"Po, sigurisht që do të ishte e vështirë ta refuzoja mundësinë", ka thënë fillimisht Maguire për BBC Sport.

"Unë jam një lojtar ambicioz. Nëse nuk jeni futbollist ambicioz, ju jeni në një lojë të gabuar".

"Gjithkush dëshiron të luajë në nivelin më të lartë, gjithkush dëshiron të luajë në turnetë më të mëdha në botë, kështu që Liga e Kampionëve është një", përfundoi anglezi.

Çmimi i mbrojtësit anglez mendohet të jetë mbi 70 milionë euro. /Telegrafi/